Nga 10.000 din për nxënësit shembullorë

0
269

Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi sot në kabinetin e tijë ka pritur nxënësit shembullorë të shkollave të mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” të shoqëruar edhe nga drejtorët e shkollave.

Me këtë rast nxënësve shembullorë i ndau nga një libër dhe mirënjohje për suksesin e tyre gjatë shkollimit të tyre katër vjeçar.

“Për stimulimin e nxënësve më të mirë, këtë vit, për herë të parë kemi aprovuar një rregullore, e cila nxënësit shembullor i shpërblen me 10.000,00 dinarë, kurse sot 8 nxënësit shembullor kanë qenë të parët që kanë pranuar shpërblimin prej 10.000,00 dinarëve” ëhstë shprehur Arifi./LajmiAL/