Vuçiq: Paga minimale në Srbi do të jetë 300 euro

0
374

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se së shpejti paga minimale në Serbi do të arrijë në 35.000 dinarë si dhe një rritje të pagave dhe pensioneve. Ai tha se paga mesatare në Serbi në janar të vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth 612 euro.

Siç deklaroi në TV HEPI pensionistët kanë arsye për gëzim dhe lajme të mira dhe shtoi se ata pritet të jenë më të lumtur pas dy ose tre muaj.

Siç tha presidenti në TV HEPI të gjithë do të kenë rritje të pagave por edhe një rritje të pagës minimale në 35,000 dinarë. “Për herë të parë në histori paga minimale nuk do të jetë nën 300 euro, ne po përpiqemi që kjo të ndodhë para fundit të këtij viti” tha Vuçiç duke shtuar se ishte një ndryshim drastik i standardit dhe se kjo është një rritje e madhe.