Situata epidemiologjike e kënaqshme, Bujanoci vazhdon me 0 pozitiv

0
244

Përqindja e pacientëve të rinj në lidhje me numrin e atyre që janë testuar në rrethin e Pçinjës në dy javët e fundit është rreth 2 përqind, dhe kjo është përqindja që dëshironim.

Sipas mesatares së djeshme, kjo përqindje është 1.35 përqind, e cila në numra absolutë prej 221 mostrave do të ishte 3 persona  pozitivë.

Nga ky numër, 1 pacient i ri është nga Vranja dhe 2 persona nga Surdulica, thotë epidemiologu i Entit për Shëndetësi Publike nga  Vranja.

“Situata epidemiologjike karakterizohet edhe nga një rritje e dukshme e infeksioneve të frymëmarrjes ditët e fundit, sepse numri i atyre që paraqiten në ambulancën ATD është rritur.

Këto janë infeksione “jo-kovide”, më saktësisht vetëm një person ishte pozitiv ndaj virusit korona.

Janë akoma 25 persona në spitalin Kovid në Vranje, dhe ky është një numër i konsiderueshëm, një numër që flet për praninë e virusit. Nga ky numër, 15 pacientë janë me Covid-19 ndërsa 10 janë pacientë jo-kovidë. Gjithashtu, 10 pacientë kanë bronkopneumoni dhe 7 janë me oksigjen” thotë epidemiologu Dr. Slagjan Stankoviç./LajmiAL/