Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të nënshkruajnë një marrëveshje që do të lejojë hyrjen falas, tranzitin dhe qëndrim të shkurtër të qytetarëve që kanë letërnjoftimet biometrike.
Kjo do të nënkuptojë gjithashtu lëvizjen e lirë të shtetasve të vendeve të treta përmes rajonit, të cilëve njëri nga nënshkruesit u ka lëshuar vizë. Kështu, për shembull, kushdo që vjen nga vende jashtë Ballkanit Perëndimor, dhe të cilëve Kosova ose Shqipëria i lëshon vizë, mund të hyjë dhe të qëndrojë në Serbi pa asnjë pengesë.
Pozicioni i Serbisë për këtë çështje është i vështirë për të paktën tre arsye: ajo do të “zhvendosë” çështjet nga dialogu Beograd-Prishtinë në nivelin rajonal, për shkak të faktit se Serbia nuk i njeh vizat e Kosovës, por edhe për shkak të politikës së vizave, e cila është një çështje e rëndësishme e sigurisë, në një farë mënyre dhe duke ruajtur autonominë, “të vendosur në duart e Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Blic.
Gazeta në Prishtinë Koha, ka publikuar një projekt marrëveshje, pa zbuluar kush është autori, duke pretenduar se Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova mund të nënshkruajnë një marrëveshje mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me kartë identiteti biometrike.
Marrëveshja, sipas gazetës Koha, duhet të vendoset gjatë samitit të ardhshëm brenda Procesit të Berlinit, i cili u iniciua nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel, edhe atë për këtë verë në Berlin, i cili është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.








