PARASHIKIMI I DETAJUAR PËR DHJETOR. Erë e fortë do të fryjë për gati tërë muajin, ja kur dhe ku do të bjerë borë në Serbi dhe si do të jetë moti për Vitin e Ri

0
527

Dielli, shiu, akull, fjolla bore dhe erë, kështu mund të përshkruhet shkurtimisht parashikimi i motit për dhjetor.

Edhe pse në fund të tetorit, meteorologët tanë por edhe ata botërorë, njoftuan se do të kemi një nga dimrat më të ashpër, ose të paktën shumë më i ftohtë se dy ose tre të mëparshmit, me sa duket kjo nuk do të ndodhë deri në fund të këtij viti, shkruan Blic, transmeton Lajmial.

Ndërsa përrallën e dëborës së Vitit të Ri do të mund ta shohim vetëm në male, gjegjësisht në foto, për ata që qëndrojnë në shtëpi.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik Republikan (IHR), sot, pas motit të ndryshëm, pritet një mot i ashpër në pjesën më të madhe të vendit, temperaturat do të lëvizin nga -6 deri në 6 gradë.

Siç ka theksuar meteorologu Dragan Gjuriq për “Blic”, acar i lehtë pritet vetëm edhe nesër, dhe më pas parashikimet e mëngjesit do të rriten. Nga e premtja, moti do të jetë dukshëm më i ngrohtë, dhe për fundjavën, termometri do të arrijë deri në shkallën 16.

Në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme, nuk priten reshje të borës që do të jen ëtë dukshme.

Ajo që është karakteristike në periudhën e ardhshme është një valë erë e fortë juglindore që fryn në zonën e Koshavës.

Meteorologët thonë se në periudhën nga 7 deri në 14 dhjetor, dhe madje deri në 20 dhjetor, pritet mot i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat e mëngjesit duhet të lëvizin nga -3 në 4 gradë mbi zero në rajonet e ulëta, ndërsa temperaturat më të larta ditore do të arrinjnë nga 5 dhe 11 gradë.

Megjithatë, meteorologët thonë se në periudhën e lartpërmendur, reshje më të shpeshta priten në Serbi, kryesisht shi. Eventualisht, gjatë natës dhe në mëngjes, të shoqëruar me shi mund të kemi edhe ndonjë fjolë bore, por pa formimin e një mbulese dëbore në zonat e ulëta. Sipas të dhënave të fundit bora mund të shihet pas 20 dhjetorit./Lajmial/