Shqiptarët në Serbi sipas WikipediA-s

0
3034

Shqiptarët në Serbi (serbishtАлбанци у Србији, Albanci u Srbiji) janë një pakicë etnike, që përbëjnë një komunitet me nga 50,000 deri 80,000 banorë.[1][2][3][4] Sipas censusit të vitit 2002, në Serbi u deklaruan 61,647 shqiptarë (ose 0.82% e popullsisë), nga këto 59,952 (ose 1.10%) në Serbinë Qendrore dhe 1,695 (0.08%) në Vojvodinë.[5][6] Shumica e shqiptarëve bojkotuan censusin e vitit 2011, që rezultoi në regjistrimin e vetëm 5,809 shqiptarëve në Serbi.[7]

Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89,10 %) dhe të Bujanocit (54,69 %), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26,17 %).[6]

Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr.[8][9] Në Serbi është shumë e përhapur ndjenja antishqiptare, apo albanofobia.

Qyteti më i madh shqiptar dhe qendra e shqiptarëve në Serbi është Presheva, selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i shqiptarëve në Serbi.

Përmbajtja

Lugina e Preshevës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në komunat e Preshevës dhe Bujanocit shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë (89,10 % në Preshevë dhe 54,69 % në Bujanoc sipas censusit 2002). Në komunën e Medvegjës, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik (pas serbëve), me 28,67 % në vitin 1991 dhe 26,17 % në vitin 2002.[6]

Rajoni i Bujanocit dhe Preshevës, ndonjëher dhe i Medvegjës, njihet si Lugina e Preshevës. Disa shqiptarë ende u referohen kësaj lugine si “Kosovë lindore”.

Rrafshnalta e Peshterrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është dhe një komunitet i vogël shqiptar që jeton në rajonin e Peshterit në Sanxhak (gjegjësisht në fshatra si BorovshticëDoliq dhe Ugël). Sot, ata vetëdeklarohen “boshnjakë” ose “myslimanë” (sipas kombësisë).[10]

Beogradi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ka një bashkësi të vogël shqiptare. Në regjistrimin e vitit 1981 u deklaruan 8.212 shqiptarë në Beograd, ndërsa në vitin 1991 u deklaruan 4.985 të tillë. Pas Luftës së Kosovës, ky numër ra në 1.492.

VitiShqiptarë
19481.137
19533.262
19618.262
19716.978
19818.212
19914.985
20021.492

Shqiptarë të shquar që kanë jetuar në Beograd janë: Faruk BegolliSokol NimaniAli TarakuBekim Fehmiu edhe Zana Nimani.

Hartë e vitit 1878, ku shqiptarët janë paraqitur me ngjyrë të gjelbërt dhe shihet qartë se popullojnë zonat deri në pragun jugor të Nishit.