Sigurohuni nëse jeni në grupin, që së shpejti mund të keni të drejtë për kilovat falas të energjisë elektrike

0
480

Këtë vit, numri i atyre që kanë të drejtë për kilovat energji elektrike dhe metra kub gasi pa pagesë, pritet të rritet në fund të vitit për dy ose ndoshta edhe tre herë, për shkak të risive në Ligjin e Energjetikës.

Në Ligjin e energjetikës deri më tani kanë ekzistuar vetëm blerësit  e mbrojtur të energjisë elektrike ose gasit, por me ndryshimet e këtij akti futet edhe blerësi i rrezikuar i energjisë në fushën e energjisë termike, e cila sipas vlerësimeve mund të jetë deri në 20,000.

Statusin e blerësve të rrezikuar të energjisë e kanë familjet me një anëtar që harxhojnë 120 kilovat orë në muaj, me dy dhe tre anëtarë – 160 kilovat dhe për familjet me katër dhe pesë anëtarë që harxhojnë 200 kilovat në muaj. Ndërsa për familjet me gjashtë ose më shumë anëtarë – 250 kilovat orë.

Kur bëhet fjalë për gasin, familjet me një anëtar marrin ulje për janar, shkurt, mars, tetor, nëntor dhe dhjetor prej 35 metra kub në muaj, me dy dhe tre anëtarë 45, me katër dhe pesë anëtarë 60, dhe gjithçka mbi këtë, 75 metra kub në muaj.

Kjo masë zbatohet automatikisht për të gjithë ata që marrin ndihmë sociale ose ndihmë për fëmijë, ndërsa qytetarët që besojnë se i plotësojnë kushtet, e ushtrojnë këtë të drejtë përmes vetqeverisjeve lokale dhe qendrave të tyre për punë sociale.

Përfitimet e energjisë elektrike janë të vlefshme për një vit kalendarik.

Blerësi i rrezikuar ka të drejtë në zvogëlimin e detyrimit mujor për sasi të caktuara të energjisë elektrike, gjegjësisht gasit, me kusht që të mos ketë borxhe të mëparshme mbi këtë bazë, dhe nëse nuk arrin të paguajë faturën me këtë ulje, ai e humb të drejtën për përfitime./LajmiAL/