Kosovë: Vendos Qeveria: Nga nesër gastronomisë i lejohet të punojë

0
409

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga nesër gastronomia të lejohet të punojë.

Por Vitia ka thënë se gastronomët duhet të punojnë duke respektuar masat anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme.

Objektet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë, nga e hëna do të punojnë deri në orën 22:00.

Institucionet private dhe publike arsimore vazhdojnë procesin e mësmit normal.

Gjithashtu do të hapen edhe qendrat tregtare.

Ndërsa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë nga ora 22:30 deri në 05:00.