Policia ka përjashtuar 60 shoferë nga komunikacioni për shak të vozitjes së dhumshme

0
459

Gjatë javës së fundit, policia ka përjashtuar 22 shoferë nga komunikacioni për shkak të ngasjes së dhunshme dhe 38 për shkak të ngasjes nën ndikimin e substancave psikoaktive, ka njoftuar  Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga 22 shoferë që u përjashtuan për shkak të ngasjes së dhunshme, 21 kanë qenë duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një ka qenë duke vozitur me shpejtësi 183.1 kilometra në orë.

Numri më i madh i shoferëve u përjashtuan për shkak të vozitjes së dhunshme në Beograd, pesë, ndërsa tre shoferë u përjashtuan nga komunikacioni në Nish.

Për shkak të ngasjes nën ndikimin e kanabisit, 21 shoferë janë  përjashtuan nga komunikacioni, tre ishin nën ndikimin e benzodiazepanëve, ndërsa dy ishin nën ndikimin e kokainës dhe amfaminës. Shumica e tyre, pra 16 shoferë, janë më të rinj se 24 vjeç.

Më së shumti shoferë të përjashtuar nga komunikacioni janë nga Beogradi, nëntë, ndërsa në Pançevë shtatë dhe në Kralevë pesë shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni.