Postimi i Avokatit të Popullit të R. Kosovës
Në këtë takim u diskutua, ndër të tjera, tema e qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që janë zhvendosur në Kosovë, për arsye të sigurisë, aspektet sociale, ekonomike e të tjera.
Z. Qelaj i njoftoi të pranishmit se Institucioni i Avokatit të Popullit kohë më parë ka përpiluar një raport me rekomandime sa i përket mungesës së dokumenteve personale për një numër të qytetarëve nga Lugina e Preshevës, dhe rrjedhimisht kishin sfida të shumta e sidomos në përballje me mungesën e statusit për qëndrim ligjor e pa shtetësi efektive.
Në anën tjetër, z. Mustafi e informoi Avokatin e Popullit për sfidat që këta banorë kanë në Luginë e që nuk mund ti marrin dokumentet atje për shkak të një ligji të vitit 2011 e që u lejon autoriteteve serbe që të ‘pasivizojnë’ adresat e tyre.
Palët u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në të ardhmen e të punojnë në këtë çështje që është jetike për këta qytetarë që të realizojnë një jete normale dhe të gëzojnë të drejtat elementare të ofruar sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.








