Tërmetet e fundit në Petrinje, Dubrovnik dhë Shqipëri janë provë që aktiviteti seizmik në këtë zonë nuk ndalet, por ekspertët nga ana e tyre janë qetë duke thënë se tërmete më të forta nuk duhet të priten në të ardhmen e afërt sesa tërmeti me 6.3 shkall të rihterit në Petrinje i cili tronditi të gjithë rajonin.
Seizmologia Slavica Radovanoviq shpjegon për “Blic” se nuk është e mundur të parashikohet se ku do të jetë tërmeti tjetër, i cili sigurisht nuk do të devijojë nga trendi i rënies së forcës në atë zonë, por, siç parashikon ajo, do të kemi një trend të rritjes, kështu që mund të presim një tërmet me madhësi shumë të madhe në një pjesë tjetër të Ballkanit.
Sipas hartës së rrezikut seizmik “Hazard”, zonat e Serbisë qendrore deri në Aleksandrovc dhe rrethinën e Novi Pazarit, pjesë të Vojvodinës në veri të Baçkës afër Apatin, në lindje të Banatit për gjatë kufirit me Rumaninë, si dhe zonat rreth Klladovës dhe Negotinës janë të rrezikuara.

Në tri hartat e paraqitura që mbledhin informacione për
periudhat e vitit 1995, 1975, tërmete më të pakta në Serbi kishte në shtrirje nga Subotica në veri përmes Vërbasit deri në Baçka Pallankë në jug të Baçkës.
“Për tërmetet tektonike, karakteristikë për zonat tona, burimi kryesor i energjisë janë sforcimet tektonike të shkaktuara nga nënvizimi i pllakës afrikane nën atë evropiane.
Sidoqoftë, kemi edhe mikropllakën e Adriatikut, e cila është fajtor për tërmetet në Shqipëri” thonë sizmologët.
Deti Adriatik shtrihet në mikropllatën tektonike Adriatike, e cila, sipas tyre, u nda nga pllaka Afrikane në Mesozoik.
Lëvizja e asaj pllake dhe përplasja me pllakën Euroaziatike ndikuan ndjeshëm në ngritjen e vargjeve malore që gjithashtu ndikon në tërmete.
Sistemi i informacionit gjeologjik të Serbisë ndan tetë zona me tërmete të mundshme të forta.
Zona bregdetare e Adriatikut, Vojvodina (Kanjizha, Beçej, Novi Sad, Ruma), Serbia perëndimore (Lloznica, Krupanj, Bajna Bashta), Serbia qëndrore (Llazarevac, Arangjellovac, Rudnik, Kralevë, Kopaonik), zona e Moravës së Madhe (Svillajnac) , zona e Serbisë lindore (Gollubac, Negotin), zona midis Nishavës dhe rrjedhës së mesme dhe të sipërme të Moravës së Jugut (Dimitrovgrad, Bosilegrad, Nish, Vranjë) dhe në Kosovë (Pejë, Prizren, Prishtinë,, Ferizaj).








