Rastet e reja të infeksionit me virusin korona në Rrethin e Pçinjës ku bënë pjesë edhe komuna e Bujanocit, kanë bërë që të shqyrtohet mundësia e shtyerjes së afatit të mësimit deri në përfundimin e gjysëmvjetorit të dytë në shkollat e fillore dhe të mesme.
Sllagjan Stankoviç epidemiolog në Entin për Shëndetësi Publike në Vranjë thotë se, situata epidemiologjike në Rrethin e Pçinjës është në përkeqësim e sipër, sidomos në qytetin e Vranjës ku numrat e të të infektuarve janë drastik.
Për shkak të rritjes së rasteve me virusin korona Enti për Shëndetësi Publike do të propozojë që të shtyhet afati i mësimit nga shtëpia për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.
Sipas tij vaksina akoma nuk ka dhënë një efekt të plotë sepse ka nevojë për kalimin e më së paku një muaj e gjysme nga vaksina e pare për arritjen e imunitetit./Lajmi-AL/








