Rriten shërbimet e telefonisë mobile, sikurse mujore edhe ato me mbushje?

0
443

Të tre operatorët në Serbi në intervalin e përafërt kohor vendosën të rrisin çmimet e shërbimeve të telefonisë celulare. Kështu, një numër i madh i përdoruesve që kanë fatura mujore, apo postpejd kanë marrë faturën në muajin mars me rritje dhe disa do të duhet të presin të njëjtin skenar në periudhën e ardhshme.

Ndonëse qytetarët janë mësuar që shpenzimet e tyre të rriten nga muaji në muaj, vështirësinë e rastit konkret i kontribuon edhe aspekti që shumë prej tyre nuk ishin të përgatitur për shpenzime të papritura dhe shtesë.

Niveli i parë i problemit reflektohet në faktin se jo të gjithë operatorët i kanë informuar përdoruesit në mënyrë adekuate për ndryshimet që do të ndodhin, por përmes faqes së internetit, printimit të imët në llogarinë e mëparshme dhe më rrallë me mesazhe SMS.

Si rrjedhojë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk e shfrytëzojnë të drejtën e prishjes së kontratës pa paguar një gjobë, të cilën ligji ua jep nëse e bëjnë këtë brenda 30 ditëve.

Shkalla e dytë i referohet rritjes së njëkohshme të çmimeve në Mts, Yettel, dhe A1, që i vendos konsumatorët në një rreth vicioz, duke u ofruar atyre vetëm iluzionin e zgjedhjes. Me fjalë të tjera, nëse shfrytëzuesit nuk i pëlqejnë kushtet e reja të pagesës së Mts, kalimi në Yettel ose A1 bëhet një opsion që vihet në pikëpyetje, sepse edhe shërbimet e atyre ofruesve bëhen më të shtrenjta. Yettel së fundmi ka rritur edhe shërbimet e ofertave të shfrytëzimit të rrjetit që nuk janë mujorë. Çdo ofertë që ofronë Yettel është rritur për së paku 10 dinarë.