Protesta në veri, kryetarët e rinj në takim me ambasadorin amerikan

0
322

Në veri, para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë mbledhur edhe sot për të protestuar pjesëtarë të strukturave paralele serbe, të cilët të premten u përplasën me Policinë e Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes në zyrat e tyre të kryetarëve të rinj.

Gazetaret e RTK-së njoftojnë se forca të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës janë parë Rrugës për në Komunën e Zubin Potokut.

KFOR gjithashtu ka bllokuar rrugët që çojnë te Objekti i Komunës së Zubin Potokut.

Gjithashtu rrugës për në Leposaviq shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e konfirmoi për RTK-në se do të shkojë në takim me amabasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier. 

Për shkak të takimit me Hovenier, Zeqiri tha se nuk arrijnë të dalin sot në ora 8:00 në komunë, për të ushtruar detyrën.

Edhe kryetari i Zveçanit,Ilir Peci ka konfirmuar për RTK-në se është nisur për në takim me ambasadorin e Amerikës në Kosovë.

Pas takimit ka thënë se do të kthehet në Komunë.