Dy të tretat e baballarëve nuk paguajnë rregullisht alimentacion pas divorcit, sipas të dhënave nga Shoqata e Prindërve Beqarë të Serbisë. Një e katërta e nënave, fëmijët e të cilave jetojnë me baballarët e tyre nuk paguajnë të njëjtat shpenzime.
Ka shumë shembuj dhe arsyet janë të papranueshme. Shumë prindër falsifikojnë të ardhurat, raportojnë pagën minimale dhe gjejnë justifikime të tjera për ta mbajtur shumën sa më të ulët.
Shpesh të zemëruar me ish-partnerin, ata ua kalojnë pasurinë anëtarëve të tjerë të familjes për të shmangur ndarjen dhe për të fshehur të ardhurat e tyre reale, ndërsa ish-partnerët heshtin dhe vuajnë që situata në marrëdhënien fëmijë-prind të mos përkeqësohet.
Avokati Aleksandar Radivojeviq ka shpjeguar se cilat janë mundësitë ligjore për të dëmtuarin dhe si të reagojë nëse nuk përmbushen detyrimet, sepse shteti e mbron atë.
“Mund të përfundojë në burg. Zakonisht kërcënohen dhe fillojnë të paguajnë. Në moshë më të vogël fëmijët janë më shpesh me nënën e tyre, kështu që vetëm më vonë vjen nevoja për identifikim me babanë” tha Radivojeviq dhe shtoi se është një krim i veçantë dhe nënat shpeshherë heshtin në vend që të bëjnë kallëzim PENAL.
Problemin e së drejtës familjare ai e fokusoi jo aq te mospagimi i alimentacionit, por te përcaktimi i alimentacionit.
“Shpesh ka një përcaktim të rremë të shumës së alimentacionit. Dikush fsheh të ardhurat e tij reale, kërkon të paguajë pagën minimale dhe vozit këtu vetura 100 mijë euro” tha Radivojeviq për Kurir, duke shtuar se një prind i vërtetë do ta paguajë fëmijën e tij pa menduar.








