Bota në pritje të banorit të tetë miliardë!

0
254

Ekspertët besojnë se ai do të lindë për një jave. Më 15 nëntor, banori i tetë miliardë do të lindë në planetin Tokë. Demografja Danica Shantiq, profesoreshë në Fakultetin e Gjeografisë, thekson se kjo është rritja më e shpejtë e popullsisë në historinë e Tokës.

Personi i pesë miliardë i lindur në Jugosllavi

Pikërisht 35 vjet më parë lindi në Zagreb Matej Gashpar, i cili më 11 korrik 1987 u shpall njeriu i pesë miliardë në planet. Në 35 vjet, më 15 nëntor, kur do të lindë personi i tetë miliardë, planeti do të jetë më i pasur për tre miliardë njerëz.

Kjo është rritja më e shpejtë e popullsisë së planetit në historinë e tij, nëse ndiqen numrat e foshnjave jubilare që nga viti 1960, të cilat tregojnë një rritje të popullsisë me një miliard.