Pjesëtarë të MPB-së, ndërprenë një tjetër zinxhir të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes Kosovës

0
384

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, kanë thyer një tjetër zinxhir të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes Kosovës dhe Metohisë dhe kanë sekuestruar 50 kilogramë marijuanë, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pesë persona janë arrestuar në Beograd për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

I dyshuari S. M. (1993) dhe I. Ž. (1999) u arrestuan pasi kishin poseduar marijuanë dhe me atë rast iu gjetën rreth 30 kilogramë nga kjo lëndë narkotike, ndërsa A. D, (1980), D. M. (1973) dhe G.K. (1981), i cili sillte drogë nga Kosova dhe Metohia me një automjet pasagjerësh me shenja të Misionit të OSBE-së, u arrestuan kur tentuan të arratiseshin me automjet nga vendi i dorëzimit.

Me atë rast, punonjësit e policisë tek të tre kanë gjetur edhe 20 kilogramë marijuanë, si dhe një sasi më të vogël kokainë.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.