Pas takimit me serbët e Kosovës, Bugajski pyet Lajçakun: Kur do t’i takosh shqiptarët në Serbi 

0
237

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski me anë të një reagimi publik e ka pyetur të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak se kur do t’i takojë përfaqësuesit shqiptarë në Serbi.

Bugajski këtë koment e ka bërë pas takimit që ka pasur Lajçaku me kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës.

“Kur do të takoheni me përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Serbi për të dëgjuar ankesat e tyre? A dëgjon BE-ja vetëm kur ka kërcënim të drejtpërdrejt të dhunës?”, pyet Bugajski.