“Kemi shkëmbyer mendime edhe për hapat e ardhshëm të nismës sonë Open Balkans – Panairin e Venws, i cili do të mbledhë verëbërësit më të mirë nga rajoni, si dhe për takimin e radhës ku do të diskutojmë një sërë çështjesh me interes për qytetarët tanë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në mëngjes ka biseduar përmes videolidhjes me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Vuçiq ka deklaruar në llogarinë “buducnostsrbijeav” në Instagram se tre liderët janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët e tyre, nesër në mesditë të shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në këtë tubim.








