9.5 C
Bujanovc
Sunday, October 18, 2026
Home Blog Page 240

Në Kosovë arrestohen dy shtetas serb kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, njëri rezulton me COVID-19

Janë arrestuar dy shtetas të Serbisë sepse kishin hyrë përmes rrugëve alternative në Kosovë. Sipas policisë, pasi njëri prej tyre ka rezultuar pozitivë me COVID-19, të dy janë depërtuar për në shtetin e tyre, njofton Klankosova.tv. “Te dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me...

Vendimi i ri për mësimin nga e hëna. Bujanoci dhe Presheva nuk janë në listë

Ministria e Arsimit ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me mënyrën se si do të zhvillohen mësimet në qytete dhe komuna nga e hëna e ardhshme, 20 shtator. Mësimi i kombinuar nga e hëna e ardhshme do të aplikohen në klasën e shtatë dhe të tetë të shkollave fillore në këto nëntë...

Fejzullahu: Qeverit e Shqipërisë dhe Kosovës as edhe një laps nuk e kanë dhuruar për shkollën tonë

Në intervistën dhënë RTB drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu ka folur për shumë çështje të cilat e preokupojnë këtë vatër arsimore, ndër të tjerash edhe mungesën e teksteve shkollore, zvogëlimin e numrit të nxënësve si dhe kushtet në gjendje pandemie. Sa i përket përkrajes nga dy qeverit shqiptare dhe spektrit...

Albin Kurti: Në Luginë po zhvillohet spastrimi etnik

Gjatë konferencës për media kreyministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë që shqiptarët e Luginës janë duke u diskriminuar nga qeveria serbe. Kurti para gazetarëve duke folur për reciprocitetin që do ta bëjë Kosova ndaj Serbisë ka folur edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës se Preshevës. “Asnjë qeveri e mëhershme...

Në komunën e Bujanocit brenda 24 orëve gati sa trefishohet numri i të infektuarve

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës ndaj virusit korona janë testuar 571 persona. Në bazë të rezultateve të publikuara 186 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Nga ky numër, 106 janë nga Vranja, 33 nga...

100 migrant nga Subotica sillen në Preshevë

Policia e Suboticës në aksion e përbashkët me Xhandarmërinë të kryer ne disa lokacione të qytetit të Suboticës, ka kapur rreth 100 migrantë ilegalë të cilët sipas njoftimeve të policisë ishin gati që ilegalisht ta kalonin kufirin për në Hungari. Migrantët e kapur në mënyrë të organizuar dhe nën përcjellje të policisë janë...

Basha: Vuçiqi bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Luginës, e Rama sulmon Kosovën

“Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica. Shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç janë për Vuçiqin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti. Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë,...

Bujanoc: Vendbanimet që do të jenë pa rrymë të premtën, 17 shtator

Sipas njoftimit nga elektrodistribucioni i Serbisë, filiala në Vranjë, të premtën më 17 shtator 2021 nga ora 10:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet Samolicë, Bilaç Boroc dhe Bratoselcë.Kjo do të ndodhë për shkak të punimeve që janë duke u kryer në objektet e energjisë elektrike, thuhet në njoftim. /Lajmi-AL/

Kurti pritet nga Zaev me ceremoni të lartë shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.  Pas përshëndetjeve dhe prezantimeve të dy kabineteve qeveritare pritet të fillojë mbledhja, ku do të nënshkruhet disa marrëveshje bilaterale.  Paraprakisht do të ketë një takim ndërmjet dy kryeministrave, ndërsa në orën...

Nga sot fillojnë kontrollat e rrepta për mos respektim të masave, gjobat shkojnë deri në 150,000 dinarë

Për shkak të situatës epidemiologjike gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe rritjes së numrit të të infektuarve nga virusi korona nga sot, siç u njoftua javën e kaluar, do të pasojnë kontrolle të rrepta për të kontrolluar nëse masat e përshkruara për parandalimin e virusit korona, të cilat kanë qenë në fuqi prej muajsh, po respektohen.