Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligës së Kampionëve 2021/22 do të hidhet në mesditën së premtes më 18 mars në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12:00.
Në këtë short paraqiten tetë fituesit nga raundi i 1/16-të i Ligës së Kampionëve të UEFA-s, përcjellë KosovaPress.
Këto janë skuadrat që kanë siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në këtë edicion.AtléticoBayernBenficaLiverpoolManchesterReal MadridChelseaVillarrealKy short do të vendosë çiftet për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, si dhe do të hidhet shorti për të përcaktuar ekipin “vendas” për finalen, për arsye procedurale.
Shortet është i hapur, pra nuk ka kufizime andaj çdo ekip mund të shortohet kundër çdo ekipi tjetër.








