Klopp befason me këtë deklaratë

0
438

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për BT Sport pas fitores 1-0 të arritur në Champions League kundër Ajaxit.

“Të them të drejtën, kjo ka qenë një nga netët më të mëdha të Champions League qëkur unë jam te Liverpooli. Pa tifozë, ka qenë fitorja më e vështirë dhe më e jashtëzakonshme”, ka thënë gjermani.

“Jam shumë krenar për Curtis Jones, ka bërë një ndeshje të fantastike. Është një djalë i mirë, një lojtar i mirë dhe jam i lumtur ta kem në ekip. Ndonjëherë krijohen mundësitë për shkak të dëmtimeve dhe ai e ka shfrytëzuar”, është shprehur trajneri gjerman.